Hamasi njoftoi se Fatah Sharif Abu al-Amin, një nga liderët e tij në Liban, u vra në një sulm ajror nga avionët luftarakë izraelitë në shtëpinë e tij në kampin Al-Bas në jug të vendit.
Në deklaratën e Hamasit në Telegram thuhet se avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulm ajror në shtëpinë e Abu al-Amin, një nga liderët e Hamasit në Liban dhe anëtar i udhëheqjes së saj jashtë vendit, në kampin Al-Bass.
Në deklaratë thuhet se, përveç Abu al-Eminit, në sulm kanë humbur jetën edhe gruaja e tij Umeyye Ibrahim Abdulhamid, djali Emin dhe vajza Vefa.
TRT Balkan / agjencitë