Shtatë persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë ndaj një autobusi që po transportonte nëpunës në veri të Afganistanit.
Sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mazar-i-Sharif, rrethin qendror të provincës veriore Balkh.
Sipas medias lokale, viktimat punonin në Portën Kufitare Hayratan, e cila lidhet me Uzbekistanin.
Zëdhënësi i Departamentit të Policisë në Balkh, Muhammed Asif Veziri, tha se, përveç shtatë nëpunësve të vdekur, edhe gjashtë persona të tjerë janë plagosur në sulm.
Siç njoftohet, bomba ishte vendosur në një karrocë të shitësve ambulantë anësh rrugës.
Ekipet e ndihmës së parë janë dërguar në vendngjarje.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
TRT Balkan / agjencitë