"Raportet tregojnë për 35 persona të vrarë, kryesisht fëmijë", raportoi transmetuesi publik tajlandez PBS News.     Foto: AA

Të paktën 35 persona, prej të cilëve 24 fëmijë, humbën jetën sot nga të shtënat masive në Tajlandë, njoftoi media shtetërore.
Një person i armatosur hapi zjarr në Qendrën për Kujdesin e Fëmijëve në provincën verilindore Nong Bua Lam Phu duke lënë të vdekur 35 persona, ndërsa 12 të tjerë janë të lënduar.
"Raportet tregojnë për 35 persona të vrarë, kryesisht fëmijë", raportoi transmetuesi publik tajlandez PBS News.
Raporti shton se sulmuesi ka vrarë veten, gruan dhe fëmijën e tyre.
Gjithashtu, thuhet se ai ishte një ish-efektiv policie.

TRT Balkan / agjencitë