Sulme me dronë në Moskë / Foto: AA

Në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, dhe në vendbanimet përreth saj u kryen sulme me mjete ajrore pa pilot, dronë.

Kryetari i Bashkisë së Moskës Sergey Sobyanin, në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, njoftoi se në disa ndërtesa ka pasur dëme të vogla si pasojë e sulmeve me dronë të ndërmarrë në orët e para të mëngjesit.

"Aktualisht askush nuk është plagosur rëndë. Ju lutem të besoni vetëm burimet zyrtare dhe të mos përhapni informacione të pakonfirmuara", deklaroi Sobyanin duke ndarë informacionin se punonjësit e situatës emergjente të qytetit janë në vendin e ngjarjes dhe se është bërë vlerësimi i situatës.

Guvernatori i Moskës Andrey Vorobyov, në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, bëri të ditur se shpërthimet e dëgjuara në disa rajone u përkasin sistemeve të mbrojtjes ajrore.

"Janë rrëzuar disa dronë teksa i afroheshin Moskës. I lutem popullit të jetë i qetë. Të gjithë punonjësit e shërbimit të emergjencës po punojnë. Do të bëjmë informime", ka thënë Vorobyov.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë njoftuar se dronët kanë goditur ndërtesat që ndodhen në dy bulevarde të ndryshme brenda Moskës. Në ndërtesat që janë goditur nga dronët kanë pësuar dëme në fasadën e jashtme dhe se nuk ka të vdekur ose të plagosur.

Ndërkohë nuk është bërë ndonjë deklaratë se nga kanë ardhur dronët.

Në burimet e disa mediave sociale, pretendohet se në qytet janë kryer sulme me 25 dronë, se shumica e tyre janë goditur nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Gjithashtu, theksohet se disa dronë kanë qenë të armatosur.

Në median sociale janë pasqyruar disa pamje të dronëve që fluturojnë dhe goditen në rajonin e Moskës.

AA