Numri i civilëve të vrarë në sulmet ajrore të regjimit të Bashar al-Asadit në qendër të qytetit të Idlibit në veriperëndim të Sirisë është rritur në 16.
Avionët luftarakë të regjimit kryen dje sulme në lagjet Kuzey, Hamarat dhe Kusur në qendër të qytetit Idlib.
Sipas informacionit të marrë nga burime të Mbrojtjes Civile, numri i civilëve të vrarë në sulme u rrit në 16 ndërsa 59 civilë tjerë u plagosën, përfshirë 21 fëmijë dhe 19 gra.
Konfliktet në Halep dhe Idlib
Më 27 nëntor, një konflikt shpërtheu midis forcave të regjimit të Asadit dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në fshatin perëndimor të provincës Halep në veri të Sirisë.
Grupet e armatosura kundër regjimit, të cilat përparuan me shpejtësi nga periferia perëndimore e Halepit drejt qendrës më 27-28 nëntor, pushtuan pjesën më të madhe të qendrës më 30 nëntor.
Grupet e armatosura morën rrethin Khan Sheikhun më 30 nëntor dhe gjithashtu morën nën kontroll gjithë Idlibin.