Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës vrasin 7 palestinezë /         Foto: AA

Të paktën 7 palestinezë u vranë në sulmin ajror që Izraeli kreu në qytetin Al-Zahra dhe zonën Al-Mughraqa në veri të kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore në Gaza, bëhet e ditur se pas sulmit trupat e pajetë të 7 personave u sollën në spitalin Al-Awde në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Në spital kanë mbërritur gjithashtu edhe 5 palestinezë që u plagosën në sulmet e kryera ndaj zonës Al-Mughraqa dhe qytetit Al-Zahra.

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet e saj ndaj zonës Al-Mughraqa dhe qytetit Al-Zahra në kuadër të zgjerimit të korridorit "Netzarim", linja e ushtrisë që ndan në dy pjesë Rripin e Gazës.

Në sulmet që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani, janë vrarë 34.568 palestinezëve, përfshirë të paktën 14.685 fëmijë dhe 9.670 gra, ndërsa janë plagosur 77.765 persona të tjerë.

AA