Sulmet e reja izraelite në Gaza, një gazetar dhe 32 palestinezë të vrarë / Photo: AA

Në valën e re të sulmeve izraelite në Gaza, që nisën mëngjesin e sotëm pas përfundimit të “pauzës humanitare”, një gazetar dhe 32 civilë palestinezë u vranë, ndërsa dhjetëra u plagosën.

“Brenda tri orëve pas përfundimit të pushimit humanitar, numri i personave të vrarë në sulmet izraelite u rrit në mbi 32 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, u plagosën”, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë për media.

Zyra për media e qeverisë në Gaza njoftoi në një deklaratë në llogarinë e saj në Telegram se kameramani i televizionit Al-Aqsa, Abdullah Dervish, humbi jetën në sulmin e kryer nga avionët luftarakë izraelitë në rajon, pas përfundimit të "pauzës humanitare" në Gaza.

Në deklaratë thuhej se Izraeli donte të mbulonte faktet duke vënë në shënjestër gazetarët, duke u përpjekur t'i frikësonte dhe t'i pengonte ata të kryenin detyrën dhe se numri i gazetarëve që humbën jetën në Gaza që nga 7 tetori u rrit në 71.

Mëngjesin e sotëm përfundoi “pauza humanitare”, e cila hyri në fuqi në orën 08:00 sipas orës lokale të premten, më 24 nëntor, në kuadër të pajtimit mes Izraelit dhe Hamasit.


TRT Balkan / agjencitë