Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që prej ditës së djeshme janë vrarë 413 palestinez, mes të cilëve 78 fëmijë dhe 41 gra. Ndërsa, të plagosur siç informuan nga ministria e Shëndetësisë janë 2.300 persona.
Në tetë masakra të kryera nga Izraeli kundër familjeve palestineze siç raportohet janë vrarë 58 persona.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e Palestinës (UNRWA) tha se më shumë se 20.000 palestinezë në Gaza janë strehuar në shkollat e drejtuara nga OKB-ja.
Brigadat Al-Qassam të shtunën në mëngjes nisën një sulm të gjithanshëm ndaj Izraelit të quajtur "Stuhia e Aksa-së". Mijëra raketa u hodhën nga Gaza drejt Izraelit, ndërkohë që grupe të armatosura hynë në vendbanimet në rajon.
Ushtria izraelite më pas njoftoi se kishte nisur sulmet në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.
Luftimet vazhduan të dielën dhe Izraeli shpalli gjendjen e luftës.
Mediat izraelite njoftuan se deri më tani 700 izraelitë janë vrarë dhe 2.150 janë plagosur në sulmet e kryera nga Hamasi.