Sulmet izraelite në Liban: 50 të vrarë dhe 300 të plagosur / Photo: AA

Ministria e Shëndetësisë e Libanit bëri të ditur se, sipas informacioneve fillestare, të paktën 50 persona kanë mbetur të vrarë dhe 300 të plagosur në sulmet e sotme izraelite në Liban.

Agjencia libaneze e lajmeve NNA transmetoi deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me sulmet e sotme izraelite në Liban.

“Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, sipas vlerësimeve të para, të paktën 50 persona humbën jetën dhe mbi 300 persona u plagosën në sulmet izraelite në qytete dhe fshatra në jug të Libanit sot”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, thuhet se mes viktimave dhe të plagosurve ka gra, fëmijë dhe punonjës shëndetësorë.


TRT Balkan / agjencitë