Një familje katëranëtarëshe u vra në një sulm izraelit në një shtëpi në Liban /    Foto arkiv: AA

Të paktën katër persona nga e njëjta familje u vranë në një sulm ajror të kryer nga ushtria izraelite në një shtëpi në Libanin jugor.

Në lajmet e agjencisë zyrtare libaneze NNA, thuhet se ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në rajonet jugore dhe lindore të Libanit gjatë gjithë natës.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në rajonin Klim al-Tuffah në jug të vendit. Muhammed Hasan Mushavrib, i cili thuhet se ishte një nëpunës civil, gruaja dhe dy fëmijët e tij u vranë në sulm.

Mushavrib punonte për një kompani komunikimi publike në Liban dhe nuk u largua nga qyteti për të riparuar një defekt në rrjetin telefonik të dëmtuar nga sulmi izraelit.

AA