Jeta në disa pjesë të Kinës u ndërpre seriozisht të hënën kur tajfuni Bebinca arriti në Shangai, raportojnë mediat shtetërore.
Stuhia mund të jetë më e forta që ka goditur qendrën financiare në 75 vjet, duke bërë që autoritetet lokale të lëshojnë një përgjigje emergjente të Nivelit III.
Tajfuni Bebinca është tajfuni i 13-të që godet Kinën këtë vit.
Stuhia zbarkoi në zonën Lingang të Qarkut Pudong rreth orës 7:30 të mëngjesit me orën lokale të së dielës.
Autoritetet në Shangai, shtëpia e afro 25 milionë njerëzve, pezulluan mësimet dhe ndaluan transportin publik si masë paraprake.
Më shumë se 414.000 banorë u zhvendosën ndërsa qyteti përgatitej për stuhinë.
Ekipet e shpëtimit, të përbërë nga qindra persona, janë vënë në gatishmëri në përgatitje për emergjencat e mundshme.