Tajfuni Krathon në Tajvan: Dy të vdekur, më shumë se 100 të plagosur.     /Foto: Reuters

Tajfuni i fuqishëm Krathon ka goditur Tajvanin, duke lënë pas dy viktima dhe duke shkaktuar lëndime te më shumë se 100 qytetarëve të tjerë, raportojnë mediat lokale të enjten.

Tajfuni solli erëra të forta dhe reshje shiu, duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat ​​dhe zyrat në të gjitha qytetet dhe qarqet për të dytën ditë radhazi, njoftoi uebfaqja "Focus Taiwan".

Dy persona humbën jetën dhe 102 u plagosën, ndërsa dy llogariten të zhdukur, tha një zyrtar tajvanez.

Nga erërat e forta dhe reshjet e shiut, 58.109 amvisëri kanë mbetur përkohësisht pa energji elektrike – më vonë është rikthyer furnizimi, por 3.490 banesa janë ende pa energji elektrike, njofton ministria e Ekonomisë.

Operatori në Aeroportin Ndërkombëtar Taoyuan të Tajvanit tha se më shumë se 200 fluturime ishin anuluar deri më tani.

Bizneset private, përfshirë bursën e Tajvanit, mbetën të mbyllura të enjten.

Rrëshqitje dheu u regjistruan gjithashtu në disa pjesë të Tajvanit, duke ndërprerë trafikun dhe duke bllokuar rrugët.

TRT Balkan / agjencitë