Tajlanda ka zbuluar rastin e parë të dyshuar të llojit Clade 1 të mpox në vend, njoftuan mediat lokale të mërkurën.
Pacienti është një shtetas i huaj që ka udhëtuar nga Republika Demokratike e Kongos, raportoi gazeta lokale Thai Enquirer.
Asnjë detaj tjetër nuk është dhënë deri më tani nga autoritetet shëndetësore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) e ka shpallur situatën mpox një "urgjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar".
Prej fillimit të vitit 2024, mbi shumë vende afrikane kanë raportuar për sëmundjen e mpox-it, me Republikën Demokratike të Kongos që përbën më shumë se 90 për qind të rasteve të raportuara.
Varianti Clade 1 i mpox besohet të jetë edhe më ngjitës dhe më vdekjeprurës se Clade 2, i cili ishte përgjegjës për shpërthimin global që filloi në 2022.
Një person i infektuar me mpox zhvillon simptoma brenda dy deri në 19 ditë pas ekspozimit dhe shkakton skuqje dhe simptoma të ngjashme me gripin, sipas profesionistëve shëndetësorë.
Sipas OBSh-së, mpox-i është një sëmundje virale që mund të përhapet përmes kontaktit të ngushtë, si dhe përmes materialeve të kontaminuara si çarçafët, veshjet dhe gjilpërat.