Tanket izraelite hyjnë në qytetin jugor të Gazës, Rafah / Photo: AA

Tanket izraelite kanë hyrë në qytetin jugor të rrethuar të Gazës, Rafah, duke arritur deri në 200 metra nga vendkalimi i tij me Egjiptin, raporton një zyrtar palestinez i sigurisë dhe një zyrtar egjiptian për agjencinë e lajmeve AP.

Zyrtari egjiptian u shpreh se "operacioni" dukej të ishte i kufizuar në shtrirje. Ai dhe televizioni Al-Aqsa i Hamasit thanë se zyrtarët izraelitë informuan egjiptianët se trupat e tyre do të tërhiqeshin pas përfundimit të "operacionit".

Zyrtari egjiptian, i vendosur në anën egjiptiane të Rafahut, dhe zyrtari palestinez i sigurisë njoftuan në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin me shtypin.

Më herët të hënën, Kabineti i Luftës i Izraelit vendosi të vazhdojë me një pushtim ushtarak në Rafah, pasi Hamasi njoftoi pranimin e një propozimi egjiptiano-kataras për një marrëveshje armëpushimi.

AA