Të paktën 13 persona janë vrarë në sulmet izraelite gjatë natës në të gjithë Gazën, sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA.
Në sulmet e së premtes herët në mëngjes, të paktën gjashtë palestinezë u vranë në një bombardim izraelit që synonte një shtëpi në qytetin e Gazës.
Të enjten në mbrëmje, të paktën shtatë palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë kur një bombë izraelite goditi një shtëpi në lagjen Daraj në qendër të qytetit të Gazës.
Avionët izraelitë bombarduan gjithashtu një shtëpi në qytetin Beit Lahia, në veri të Gazës, duke rezultuar me disa të plagosur. Punonjësit e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nën rrënoja.
TRT Balkan / agjencitë