Të paktën pesë palestinezë u vranë dhe shumë u plagosën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në lindje të qendrës së qytetit të Gazës.
Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan dy shtëpi në lagjen Sahaba në lindje të qytetit të Gazës. Në këto sulme u regjistruan disa viktima dhe shumë të plagosur. Njëra shtëpi i përkiste familjes Elbenna.
Po ashtu, të paktën gjashtë persona, përfshirë gra dhe fëmijë, u plagosën kur avionët luftarakë izraelitë bombarduan një shtëpi në lagjen Ed-Durj në qytetin lindor të Gazës.
Izraeli haodhi në erë shumë ndërtesa me eksploziv në rajonin Al-Mughraqa në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Banorët e Gazës, me ndihmën e ekipeve të mbrojtjes civile, nxorën kufomat e shumë njerëzve nga rrënojat e shtëpive të bombarduara nga Izraeli në qytetin Beni Suheyla, në lindje të qytetit të Khan Younis.
Sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori kanë vrarë 39.175 palestinezë, duke përfshirë të paktën 16.172 fëmijë dhe 10.798 gra, ndërsa kanë plagosur 90.403 njerëz.
Mijëra të tjerë besohet të jenë të vdekur nën rrënoja.