Një grup personash të armatosur sulmuan një fushë futbolli në Meksikën qendrore dhe vranë tre të rritur dhe tre të mitur, njoftuan të hënën zyrtarët në shtetin meksikan Hidalgo.
Po ashtu, bëhet e ditur se nga sulmi janë plagosur disa persona, por popullata vendase nuk ka dashur të ndajë informacione.
Shefi i policisë lokale, Alejandro Rosales tha se sulmi ndodhi të dielën në qytetin Atotonilco de Tula, pjesën periferike veriore të qytetit të Meksikos.
Zyrtarët nuk bënë të ditur motivin për vrasjet, por spekuluan se mund të lidhen me një mosmarrëveshje midis banorëve vendas dhe një grupi nga Meksika fqinje, e cila rrethon kryeqytetin.
Në shtator, katër persona u vranë në një sulm të ngjashëm në Morelos, në jug të kryeqytetit. Mes të vrarëve në atë sulm ishte edhe ish-kryebashkiaku i Yecapixtlas.