Qytetarët u mblodhën në kryeqytetin iranian Teheran këtë të martë për të demonstruar në mbështetje të sulmeve ajrore të vazhdueshme të Iranit kundër Izraelit.
Demonstruesit brohoritën parulla kundër Izraelit, ndërsa mbanin flamuj të Hezbollahut, Iranit, si dhe postera të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, i cili u vra në sulmin izraelit.
Në një deklaratë paraprake, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRCG) tha se sulmi ishte në përgjigje të vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh, liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah dhe komandantit të IRGC-së, Abbas Nilforoshan.
Garda Revolucionare paralajmëroi se nëse Izraeli i përgjigjet breshërisë së raketave, do të përballet me më shumë “sulme dërrmuese”. Ajo tha gjithashtu se sulmi u kry me mbështetjen e ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.