Ushtria izraelite është tërhequr nga lindja e qytetit të Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, ku ka kryer sulme tokësore për më shumë se një javë, përpos shpalljes së zonës së sigurt.
Bazuar në dëshmitë e banorëve të zonës, edhe pse forcat izraelite supozohet të janë tërhequr nga lindja e Khan Younis që nga mëngjesi i sotëm, ato vazhdojnë avancimin e tyre në jug të qytetit.
Qindra palestinezë, të cilët u larguan nga qyteti për shkak të sulmeve të nisura nga ushtria izraelite më 22 korrik, filluan të kthehen në shtëpitë e tyre në lindje të Khan Younis që në orët e para të mëngjesit.
Dëshmitarët okularë thanë se shumë trupa palestinezë u gjetën në zonat në lindje të Khan Younis dhe se ushtria izraelite shkatërroi dhe gërmoi nëpër varrezat e qytetit Beni Suheyla në lindje të qytetit.
Disa orë përpara se të tërhiqej nga lindja e Khan Younis, ushtria izraelite kishte kryer sulme artilerie në rajon.
Njësia e Mbrojtjes Civile në Gaza raportoi për mediat se gjetën trupin e një gruaje që humbi jetën në sulmin izraelit në një apartament në veri të Khan Younis dhe 6 të plagosur.
Izraeli kreu sulme duke synuar shumë shtëpi në qytet që nga mbrëmja e djeshme dhe imazhet në mediat sociale tregonin se një shkollë u godit në rajonin El Kerara në lindje të qytetit.
Pretendohet se është goditur Kisha e Shën Porfirit
Trupat e tetë personave u gjetën në rrënojat e një shtëpie të bombarduar nga ushtria izraelite rreth rrugës "8" në jug të Gazës. Izraeli gjithashtu kreu sulme në pjesët veriore të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës.
Dëshmitarët okularë pohuan se ushtria izraelite goditi kishën e Shën Porfirit, ku u strehuan qytetarët e krishterë të zhvendosur të Gazës. Më tej u tha se si pasojë e goditjes së kishës humbën jetën shumë persona.