Tërmet me magnitudë 6,4 ballë lëkund Japoninë

Tërmet me magnitudë 6,4 ballë lëkund Japoninë

Nuk raportohet ende për humbje jetësh ose dëme në infrastrukturë.
Tërmet me magnitudë 6,4 ballë lëkund Japoninë / Foto: AA

Një tërmet me magnitudë 6,4 goditi Japoninë jugore të mërkurën, pa raportime të menjëhershme për humbje jetësh ose dëme në infrastrukturë, tha agjencia meteorologjike e vendit.

Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e prefekturës Ehime me një thellësi prej 50 kilometrash, njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar Agjencinë Meteorologjike të Japonisë.

Sipas raportit, tërmeti u regjistrua në orën 23:14 me epiqendër në ngushticën që ndan ishujt Kyushu dhe Shikoku.

Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

Asnjë anomali nuk është zbuluar në termocentralin bërthamor Ikata në Ehime, me njësinë e tij nr. 3 që vazhdon të funksionojë pavarësisht lëkundjeve.

Kryeministri Fumio Kishida udhëzoi autoritetet të bëjnë "përpjekje të gjithanshme" dhe të koordinojnë ngushtë me qeveritë vendore në operacionet e ndihmës ndaj fatkeqësive.

TRT Balkan / agjencitë