Numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi po rritet dhe po bëhen përpjekje për të shpëtuar njerëzit e varrosur nën tokë.
Agjencia Shtetërore e Menaxhimit të Fatkeqësive njoftoi dje se nga tërmeti 5.6 ballë kanë humbur jetën 252 persona.
Guvernatori i Java-s Perëndimore, Ridwan Kamil, njoftoi se mbi 700 persona u lënduan nga tërmeti që goditi Cianjur.
Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës tha se tërmeti u ndje edhe në Xhakartë dhe rajone të tjera duke përfshirë Ranchakek, Tangerang Jugor dhe Depok.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiye ka shprehur “dhimbjet më të thella” për tërmetin në Indonezi.
“Shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për të afërmit e atyre që humbën jetën, si dhe për popullin mik e vëllazëror dhe për Qeverinë e Indonezisë. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, tha ministria turke në një deklaratë.