Tërmete të reja në Hatay, OKB e gatshme për ndihmë.     /Foto: AA

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të hënën se organizata që ai drejton është e gatshme të ofrojë "mbështetje shtesë" pas dy tërmeteve të tjera që goditën provincën jugore turke Hatay.

"Mendimet e mia vazhdojnë të jenë me njerëzit e Türkiyes dhe Sirisë, ndërsa ata përballen me ndikimin e tërmeteve të reja që goditën rajonin këtë mbrëmje", shkroi Guterres në Twitter.

"Ekipet e OKB-së në terren po vlerësojnë situatën dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje shtesë sipas nevojës", shtoi ai.

https://twitter.com/antonioguterres/status/1627813863105130497

Dy tërmete goditën provincën Hatay të hënën, vetëm dy javë pasi tërmeteve të mëdha që goditën rajonin, tha agjencia e menaxhimit të fatkeqësive e vendit, AFAD.

Sipas AFAD-it, një nga lëkundjet ndodhi rreth orës 20:04 me kohën lokale (1704 GMT) në rrethin Defne me magnitudë 6,4 ballë, ndërsa tjetri me magnitudë 5,8 erdhi tri minuta më vonë, me epiqendër në rrethin Samandağ.

Dridhjet erdhën pas tërmeteve me magnitudë 7,7 dhe 7,6 me qendër në Kahramanmaraş që prekën 11 provinca më 6 shkurt, duke lënë të vdekur mbi 41 mijë njerëz.

TRT Balkan / agjencitë