Redor al Ahmed, nga Rabita e Pavarur Kurde i tha Anadolut të enjten se një 13-vjeçar nga fshati Garanij, i identifikuar vetëm me inicialet H.A.H., ra viktimë e rrëmbimit të PKK/YPG-së.
Ahmed u ankua për taktikën e grupit terrorist për të ndarë fëmijët e rrëmbyer nga familjet e tyre dhe për t'i çuar në kampe për stërvitje në aktivitete terroriste, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Që nga fillimi i vitit, PKK/YPG-ja terroriste thuhet se ka rrëmbyer më shumë se 30 fëmijë në të provincat e Alepos, Raqqas, Deir Ezzorit dhe Hasakahut të Sirisë, me synimin për t'i përfshirë në radhët e saj terroriste.
PKK-ja ka rrëmbyer më shumë se 1.200 fëmijë në vitin 2022
Raporti vjetor i OKB-së për Fëmijët në Konfliktet e Armatosura për vitin 2022, tha se mbi 1.200 fëmijë ishin rrëmbyer nga PKK/YPG-ja.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësim të madh për shfrytëzimin e fëmijëve nga PKK-ja, duke kërkuar t'i jepet fund rekrutimit të tyre dhe të lirohen të gjithë fëmijët.
Përdorimi i të miturve si luftëtarë është shkelje e ligjit ndërkombëtar. Në fushatën e saj terroriste gati 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.
21 Qer 2024
Terroristët e PKK/YPG-së rrëmbejnë një fëmijë 13-vjeçar në Siri
Një fëmijë nga provinca verilindore e Sirisë Deir Ezzor është rrëmbyer nga grupi terrorist PKK/YPG, tha një zëdhënës i një partie lokale kurde.
TRT World
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.