Të paktën 3 persona vdiqën pasi një varkë me migrantë u përmbys afër bregut të Kentit në Angli. Me një fushatë të kërkim-shpëtimit nga autoritetet britanike dhe franceze, u shpëtuan 43 jetë pas incidentit.
Helikopterët e Rojës Bregdetare të Mbretërisë së Bashkuar së bashku me një helikopter nga Marina Franceze ishin gjithashtu pjesë e operacionit.
Sipas raportimeve të mediave, rreth 50 persona ishin në varkën e përmbysur.
“Jemi të vetëdijshëm për incidentin në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha agjencitë relevante po e mbështesin aksionin e koordinuar”, citohet të ketë thënë për mediat lokale një zëdhënës i qeverisë.
Sekretarja e Brendshme Britanike, Suella Braverman, shkroi në Twitter se është e vetëdijshme për incidentin shqetësues dhe “po mbahet e informuar vazhdimisht” derisa asgjencitë po përgjigjen dhe deri në “përcaktimin urgjent të fakteve të plota” rreth incidentit.
Mbi 40.000 njerëz e kanë kaluar kanalin britanik me varka të vogla në vitin 2022, sipas të dhënave zyrtare.