Komisari i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut përsëriti të hënën thirrjen e tij për një hetim të pavarur për "shkeljet serioze të ligjit ndërkombëtar" në gjithë Rripin e Gazës.
Duke folur në sesionin e 58-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, Volker Türk tha: "Në Izrael dhe në territorin palestinez të pushtuar, ku vuajtjet kanë qenë të padurueshme, unë përsëris thirrjen time për një hetim të pavarur mbi shkeljet e rënda të ligjit ndërkombëtar të kryera nga Izraeli gjatë sulmeve të tij në Gaza, dhe nga grupi i armatosur palestinez Hamas dhe grupe të tjera".
"Çdo zgjidhje e qëndrueshme duhet të bazohet në llogaridhënien, drejtësinë, të drejtën për vetëvendosje, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e izraelitëve dhe palestinezëve", tha ai.
Duke iu referuar planeve të presidentit amerikan Donald Trump për t'i zhvendosur palestinezët nga Gaza dhe për ta marrë kontrollin e territorit, ai tha: "Çdo propozim për t'i dëbuar njerëzit nga toka e tyre është plotësisht i papranueshëm".
Trump ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për "marrëveshjen" e Gazës dhe zhvendosjen e popullsisë së saj në mënyrë që të rindërtohet zona në atë që ai e quajti "Riviera e Lindjes së Mesme".
Kjo ide është hedhur poshtë me forcë në botën arabe dhe shumë vende të tjera, të cilat e konsiderojnë atë një formë spastrimi etnik.