Türkiye ka dënuar sulmin e Izraelit gjatë natës së kaluar ndaj Iranit në “termat më të fortë”.
“Izraeli, i cili po kryen gjenocid në Gaza, që po përgatitet të aneksojë Bregun Perëndimor dhe që po vret civilë çdo ditë në Liban, tani me këtë sulm e ka sjellë rajonin tonë në prag të një lufte më të gjerë”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes.
Ministria turke theksoi se “tani është e qartë se t’i jepet fund terrorit izraelit në rajon është bërënjë detyrë historike për të garantuar sigurinë dhe paqen ndërkombëtare”.
Prandaj, theksoi ministria, Ankaraja i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të zbatuar ligjin dhe për të ndaluar qeverinë izraelite.
“Türkiye përsërit se ne nuk duam ndonjë luftë të mëtejshme, dhunë apo paligjshmëri në rajonin tonë”, theksoi ministria turke.
Për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme, thuhet më tej, është e domosdoshme që vendet e rajonit dhe aktorët jo-rajonal të veprojnë me arsye dhe sens të përbashkët.
Të paktën dy ushtarë iranianë u vranë gjatë natën së kaluar si pasojë e sulmit ndaj objekteve ushtarake iraniane nga ushtria izraelite, i cili erdhi në përgjigje të sulmit me raketa balistike në shkallë të gjerë të Iranit në Izrael më 1 tetor.
Shtëpia e Bardhë tha se sulmet e Izraelit duhet t’u japin fund shkëmbimeve të drejtpërdrejta të zjarrit midis dy palëve, duke paralajmëruar Teheranin për “pasoja” nëse ai përgjigjet.
Zyrtarët ushtarakë iranianë më herët kishin paralajmëruar se çdo sulm nga Izraeli do të përballej me një “përgjigje më të ashpër”.