Türkiye dhe Armenia janë të përkushtuara për normalizimin e marrëdhënieve "pa parakushte", deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri armen Nikol Pashinyan në një bisedë telefonike të martën.
“Të dy liderët theksuan vullnetin politik për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Türkiyes dhe Armenisë pa asnjë parakusht”, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes.
Erdoğan dhe Pashinyan theksuan rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve të përfaqësuesve të posaçëm të dy palëve dhe konfirmuan pikat e dakorduara nga të dyja palët deri më tani.
Pashinyan i dërgoi urime Erdoğanit me rastin e kremtimit ë Bajramit, ndërsa lideri turk i dërgoi urimet më të sinqerta kryeministrit armen me rastin e festës së ardhshme të Shpërfytyrimit.
Erdoğan gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për Pashinyan për përmbytjet e fundit në Armeninë veriore.
"Udhëheqësit mirëpritën gjithashtu dialogun e vazhdueshëm midis zyrtarëve të lartë të Türkiyes dhe Armenisë dhe diskutuan zhvillimet e fundit në rajon dhe skenën ndërkombëtare", përfundon deklarata.