Türkiye dhe ShBA-ja, takim 'konstruktiv' për mbrojtjen      / Foto: Reuters

Türkiye dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur një takim "pozitiv dhe konstruktiv" të nivelit të lartë të mbrojtjes në kryeqytetin amerikan Uashington, DC, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes.

Në takimin e së enjtes, "u zhvilluan diskutime dhe shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet e sigurisë rajonale dhe globale, si dhe mbi mbrojtjen dypalëshe, trajnimin ushtarak dhe bashkëpunimin e industrisë së mbrojtjes", tha një komunikatë e ministrisë të premten.

Takimi i radhës pritet të mbahet vitin e ardhshëm në Türkiye, shtoi ajo.

Çështjet kryesore të lidhura me mbrojtjen midis vendeve përfshijnë ofertën e Ankarasë për të blerë avionë luftarakë F-16 nga ShBA-ja, anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe luftën e Türkiyes kundër terrorizmit, duke përfshirë grupin terrorist PKK dhe degën e saj siriane YPG, të cilën ShBA-ja e mbështet.

Zyrtarët në të dyja vendet kanë folur për mundësinë që parlamenti turk dhe Kongresi i ShBA-së së shpejti, pothuajse në të njëjtën kohë, të ndërmarrin hapa për çështjet e F-16 dhe Suedisë.

Türkiye ka kritikuar prej kohësh mbështetjen e ShBA-së për grupin terrorist YPG. Ndërsa Uashingtoni pretendon se lufton terroristët e DEASh-it me ndihmën e aleatëve të saj YPG-së, Ankaraja thotë se përdorimi i një grupi terrorist për të luftuar një tjetër nuk ka kuptim.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja – e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega e saj siriane.

AA