Türkiye e shqetësuar për vrasjet e njëpasnjëshme të muslimanëve në Amerikë

Türkiye e shqetësuar për vrasjet e njëpasnjëshme të muslimanëve në Amerikë

Në qytetin amerikan Albuquerque, nga nëntori i vitit të kaluar e deri më sot janë vrarë katër muslimanë
MJP e Türkiye-s apelon për zbulim të rasteve dhe gjetje të autorëve.     Foto: AA

Türkiye ka theksuar sot se është "thellësisht e shqetësuar" për vrasjet e dyshimta të katër individëve muslimanë që nga nëntori në qytetin amerikan Albuquerque.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për vrasjet e dyshimta të njëpasnjëshme të 4 individëve muslimanë që nga nëntori në qytetin amerikan Albuquerque, tre prej të cilave kanë qenë javën e kaluar”, thonë nga ministria e Jashtme e Türkiye-s.

Mes tjerash ata theksojnë se autorët e këtyre duhet të zbulohen menjëher.

“Duam që autorët e këtyre vrasjeve serike, të cilat thuhet se kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe mund të jenë krime të urrejtjes, të gjenden menjëherë dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Duke shprehur ngushëllime për familjet dhe të afërmit e viktimave, nga MJP e Türkiye-s, theksojnë se presin nga autoritet amerikane të kryejnë me përpikëri të gjitha llojet e hetimeve për të sqaruar të gjitha aspektet e incidenteve.

TRT Balkan / agjencitë