Türkiye, flamujt ulen në gjysmështizë pas zjarrit vdekjeprurës në Bolu /               Foto: AA

Flamujt në gjithë Türkiyen u ulën sot në gjysmështizë pas shpalljes së një dite zie nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan për viktimat e zjarrit shkatërrues në resortin dimëror në provincën Bolu.

Zjarr shkaktoi vdekjen e të paktën 76 personave dhe plagosjen e 51 të tjerëve, tha dje ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

Nga të plagosurit, 17 u lëshuan nga spitali, ndërsa një mbetet në kujdesin intensiv, tha ministri i Shëndetësisë Kemal Memişoğlu.

Guvernatori i provincës Bolu, Abdulaziz Aydın, tha se zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit sipas kohës lokale në zonën e restorantit të hotelit Kartalkaya, duke përfshirë shpejt ndërtesën.

Zjarri u vu nën kontroll pas 10 orësh punë nga zjarrfikësit, thanë autoritetet për Anadolu.

AA