Türkiye heton sulmin ajror izraelit që vrau shtetasit e saj

Türkiye heton sulmin ajror izraelit që vrau shtetasit e saj

Trupat janë dërguar në Türkiye dhe procedurat e autopsisë janë në vazhdim.
Türkiye heton sulmin ajror izraelit që vrau shtetasit e saj                                             Foto: AA

Prokurorët turq kanë nisur një hetim mbi një sulm ajror izraelit që vrau tre shtetas turq që po përpiqeshin të kalonin nga Libani në Izrael, thanë zyrtarët.

Prokurorët në kryeqytetin Ankara thanë të mërkurën se kishin hapur hetimin për incidentin.

Trupat janë dërguar në Türkiye dhe procedurat e autopsisë janë në vazhdim, thuhet në një deklaratë.

Pas përfundimit të autopsisë, dokumentet përkatëse do t'i dërgohen prokurorisë, thuhet në njoftim.

-Tre burrat u zhdukën muajin e kaluar.

Brenda pak ditësh, Ministria e Jashtme turke lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se dënonte me termat më të ashpër "këtë sulm të paligjshëm që rezultoi në vdekjen e qytetarëve tanë".

Aty thuhet: “Është mësuar se tre shtetasit turq, me të cilët ka humbur kontakti gjatë përpjekjes për të kaluar ilegalisht nga Libani në Izrael, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror izraelit në rajon”.

TRT Balkan / agjencitë