Türkiye: Izraeli vazhdon ta shkelë ligjin me pushtimin e tokave në Siri / Foto: AA

Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes ka dënuar fuqishëm vendimin e Izraelit për të zgjeruar vendbanimet e paligjshme në Lartësirat e Golanit, përkatësisht në rajonin që e mban nën pushtim që nga viti 1967.

"Izraeli vazhdon shkeljen e ligjit në Siri dhe vazhdon pushtimin e tokave. Është thelbësore që sa më shpejt të shpallet armëpushim dhe të sigurohet stabiliteti rajonal", tha ministria turke.

Ministria theksoi se Türkiye do të vazhdojë përgatitjet, ndërmarrjen e masave parandaluese dhe shkatërruese kundër organizatave terroriste dhe do të bashkëpunojë me administratën e re në Siri në luftën kundër terrorizmit.

"Do të vazhdojmë masat tona në kuadër të luftës kundër terrorit derisa organizata terroriste PKK/YPG të braktisë armët dhe luftëtarët e huaj të largohen nga Siria", tha ministria turke.

Në deklaratën e ministrisë turke shprehet bindje se administrata e re në Siri dhe ushtria e saj, respektivisht Ushtria Kombëtare e Sirisë, së bashku me popullin sirian do të çlirojnë rajonet e pushtuara nga organizata terroriste PKK/YPG.

Më tej, theksohet se Türkiye kundërshton deklaratën e ShBA-së për armëpushimin me PKK/YPG/SDG-në.

"As që bëhet fjalë që ne të angazhohemi në bisedime me ndonjë organizatë terroriste", tha ministria.

AA
Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të shfletoni faqen, ju pranoni përdorimin e cookies.Politika e Cookies
Pranoj