Türkiye, në operacionin kundër DEASh-it arrestohen 65 të dyshuar       / Foto: AA

Në operacionin "Gürz-9" kundër organizatës terroriste DEASh në 17 provinca të Türkiyes janë arrestuar 65 të dyshuar, njoftoi ministria e Punëve të Brendshme të Türkiyes.

Në njoftimin e publikuar në rrjetin social, ministri i Punëve të Brendshme turke, Ali Yerlikaya tha se operacionet "Gürz-9" janë kryer në 17 provinca, përfshirë në Ankara dhe Istanbul.

Ai theksoi se 65 të dyshuar u kapën në operacionet e kryera nga drejtoritë e policisë krahinore nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Drejtorisë së Inteligjencës së Sigurisë dhe Departamentit të Antiterrorizmit.

Yerlikaya përgëzoi policët që morën pjesë në operacione. "Dëshiroj që kombi ynë i dashur ta dijë se ne do të luftojmë pa hezitim, me lutjet dhe mbështetjen tuaj, derisa të neutralizohet terroristi i fundit", tha ai.

TRT Balkan / agjencitë