Türkiye neutralizoi 65 terroristë të PKK/YPG javën e kaluar         / Foto: AA

Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” 65 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Irakut dhe veri të Sirisë gjatë javës së kaluar, ka thënë ministria e Mbrojtjes Kombëtare e vendit.

“Gjashtëdhjetë e pesë terroristë u neutralizuan në javën e kaluar. Kështu, numri i përgjithshëm i terroristëve të neutralizuar në veri të Irakun dhe veri të Sirisë që nga 1 janari ka arritur në 1.828”, tha të enjten kundëradmirali Zeki Akturk, zëdhënësi i ministrisë në një konferencë javore për shtyp në kryeqytetin Ankara.

Një terrorist i PKK-së nga veri i Irakut u dorëzua në postën kufitare të Türkiyes në Habur javën e kaluar, shtoi Akturk.

Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.

Akturk tha gjithashtu se 394 persona, përfshirë 15 anëtarë të grupeve terroriste, u kapën ndërsa tentuan të kalonin kufirin ilegalisht gjatë javës së kaluar, ndërsa 1.370 të tjerë u penguan të kalonin.

“Numri i personave të kapur në tentativë për të kaluar ilegalisht kufijtë tanë që nga 1 janari 2024 është rritur në 9.067 dhe numri i personave të ndaluar të kalojnë kufirin ka arritur në 72082”, tha ai.

Në fushatën e saj terroriste 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, ShBA-ja dhe BE-ја – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

TRT Balkan / agjencitë