Dita e Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 109-vjetori i fitores detare në Çanakala po festohen sot në në gjithë Republikën e Türkiyes.
E njohur në Evropë edhe si Beteja e Galipolit, është një nga betejat më të përgjakshme dhe më të ashpra në Luftën e Parë Botërore, por, sipas shumë treguesve, edhe në histori në përgjithësi.
Beteja detare që u zhvillua midis 3 nëntorit 1914 dhe 18 marsit 1915, si dhe beteja tokësore që u zhvillua në Çanakala nga 25 prilli 1915 deri më 9 janar 1916. Këto janë betejat që zënë vendin më domethënës në historinë e Türkiyes dhe më gjerë.
“Fitorja në Çanakala ishte një fitore madhështore epike që gjunjëzoi ushtrinë më moderne të kohës dhe shkroi në histori thënien ‘Çanakalaja është e pathyeshme’”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan në rrjetin social X dhe shtoi:
Besimi dhe vendosmëria e ushtarëve tanë heroikë dhe suksesi unik i arritur në Çanakala me sakrificat e kombit tonë frymëzoi gjithashtu rezistencën tonë që do të sillte fitoren në Luftën tonë të Pavarësisë.
Me atë këtë rast Erdoğan shprehu mëshirën e tij dhe nderoi të gjithë dëshmorët e Çanakalasë.
Dita e Dëshmorëve dhe përvjetori i betejës detare në Çanakala shënohet sot në shumicën e qyteteve turke ku delegacionet vendosën kurora me lule në përkujtimore. Kurora lulesh u vendosën edhe në anitkabir, mauzoleumin e themeluesit dhe presidentit të parë të Republikës së Türkiyes, Mustafa Kemal Ataturk.
Presidenti turk Erdoğan sot në Çanakala do të marrë pjesë në programin e Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe në 109-vjetorin e fitores detare në Çanakala.
Më vonë gjatë ditës, ai do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kullës së Republikës Ataturk në Ankara.