Ministri turk i Mjedisit, i Urbanizimit dhe i Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, ka bërë të ditur se Türkiye ka regjistruar muajin korrik më të nxehtë në 53 vitet e fundit.
Në llogarinë e tij në platformën sociale X, ministri Kurum tha se temperatura më e lartë prej 45,9 gradë Celsius u regjistrua në rrethin Cizre të provincës juglindore Şırnak dhe temperature më e ulët prej 5,2 gradë Celsius u regjistrua në provincën lindore Erzurum.
Duke theksuar se nga e hëna e ardhshme pritet rritje e temperaturave, Kurum u bëri thirrje qytetarëve të tregohen më të kujdesshëm.
TRT Balkan / agjencitë