Türkiye rriti pagën minimale mujore në 17.002 lira turke (rreth 579 dollarë) për vitin 2024, njoftoi sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan.
Paga u rrit me 49 për qind, nga 11.402 lira turke (388 dollarë), tha Erdoğan në “X”.
“Me shumën e re, jemi të kënaqur që kemi përmbushur edhe një herë premtimin tonë për të mos shtypur punonjësit tanë kundër inflacionit”, tha nga ana tjetër ministri turk i Punës dhe i Sigurimeve Shoqërore Vedat Işıkhan para mediave në kryeqytetin Ankara.
AA