Türkiye 'thellësisht e pikëlluar' për rrëzimin e avionit të Koresë së Jugut        / Foto: AA

Türkiye është “thellësisht e pikëlluar” nga rrëzimi i avionit të së dielës në Korenë e Jugut që vrau të paktën 177 persona, tha Ministria e Jashtme turke.

“Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e atyre që humbën jetën në këtë aksident tragjik, si dhe për popullin e Republikës së Koresë dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, thuhet në një komunikatë të ministrisë.

Pasi raportohet se ka përjetuar probleme me pajisjet e uljes, një Boeing 737-800 Jeju Air me 181 pasagjerë dhe ekuipazh ka marrë flakë mëngjesin e sotëm teksa ulej në Aeroportin Ndërkombëtar Muan në pjesën jugore të vendit.

Autoritetet e Koresë së Jugut konfirmuan 179 vdekje, me vetëm dy të mbijetuar, pasi avioni u rrëzua 288 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit, Seul.

TRT Balkan / agjencitë