Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) ka bërë të ditur se më shumë se gjysmë milioni fëmijë pritet të vuajnë nga kequshqyerja e rëndë akute në Somali pasi vendi po përballet me kërcënimin e urisë.
“Sot përballemi me 513 mijë fëmijë të rrezikuar nga vdekja. Është një numër, një makth në pritje që ne nuk e kemi parë këtë shekull”, tha UNICEF.
Somalia po përjeton një nga thatësirat më të këqija në historinë e fundit të vendit, e cila tashmë ka marrë disa jetë dhe ka shkaktuar zhvendosjen e mbi 1 milion njerëzve.
Javën e kaluar, shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths, njoftoi se uria po troket në derë në Somali. Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin Mogadishu, ai theksoi se 213 mijë njerëz po jetojnë në “kushte të ngjashme me urinë” në vendin e Bririt të Afrikës.
Agjencia e OKB-së u bëri thirrje donatorëve që të angazhojnë financime afatgjata për të ndihmuar familjet të ndërtojnë qëndrueshmëri ndaj efekteve të thatësirës së vazhdueshme.
13 Sht 2022
UNICEF: Mbi gjysmë milionë fëmijë në Somali vuajnë për ushqim
Somalia po përjeton një nga thatësirat më të këqija në historinë e fundit të vendit, e cila tashmë ka marrë disa jetë dhe ka shkaktuar zhvendosjen e mbi 1 milion njerëzve.
AA
Lajme të ngjashme
OKB-ja: 74 për qind e mbi 14 mijë e të vrarë në Gaza janë fëmijë dhe gra
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) tha se që nga 7 tetori rreth 1,7 milion palestinezë janë zhvendosur, shifër ekuivalente me pothuajse 80 për qind të popullsisë në Gaza.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.