UNICEF: Në luftën Rusi-Ukrainë rreth 1.000 fëmijë janë vrarë ose plagosur

UNICEF: Në luftën Rusi-Ukrainë rreth 1.000 fëmijë janë vrarë ose plagosur

Mesatarisht në Ukrainë nga 24 shkurti e deri më sot janë vrarë më shumë se 5 fëmijë në ditë.
Më 24 shkurt filloi lufta Rusi-Ukrainë.     Foto: AA

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët () raportoi se rreth 1.000 fëmijë janë vrarë ose janë plagosur në luftën e nisur nga Rusia kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Kjo do të thotë se mesatarisht më shumë se 5 fëmijë vriten ose plagosen çdo ditë.

"Këto janë shifra që vetëm Kombet e Bashkuara (OKB) mund t'i verifikojnë. Ne besojmë se numri real është shumë më i lartë. Shumica e viktimave të fëmijëve u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese," tha drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.

Gjithashtu sipas UNICEF vlerësohet se 1 në 10 shkolla janë dëmtuar ose shkatërruar në luftë.

AA