Ushtria izraelite arrestoi 25 palestinezë të tjerë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar. Në njoftimin e përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtarët izraelitë vazhduan bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Raportohet se në 24 orët e fundit ushtria izraelite ka arrestuar 25 palestinezë, përfshirë persona të liruar nga burgimi, dy gra dhe një fëmijë, në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli nisi sulmet e tij në Gaza, u rrit në 10.200.
Prej datës 7 tetor të vitit 2023, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë vrarë 640 palestinezë në sulmet e ushtrisë izraelite dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.