Ushtria izraelite arrestoi 12 palestinezë të tjerë, përfshirë një fëmijë, gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar. Në deklaratën e përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacionit të të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë vazhduan bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Në deklaratë thuhet se ushtria izraelite gjatë bastisjeve në Khalil, Jenin, Tulkarim dhe Jericho në Bregun Perëndimor ka arrestuar të paktën 12 palestinezë, përfshirë një fëmijë dhe ish të arrestuar. Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor është rritur në 8.505 që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet në Gaza.
Ushtarët izraelitë dëmtuan infrastrukturën dhe pronën në zonat që bastisën, rrahën dhe keqtrajtuan palestinezët dhe shkatërruan shtëpitë e tyre.
Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor. Në rajon, 491 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj që nga 7 tetori.