Ushtria izraelite plagosi dy fëmijë, njërin prej tyre me plumb të vërtetë, gjatë bastisjeve në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, ushtarët izraelitë bastisën fshatin Madama të Nablusit.
Një 15-vjeçar palestinez u qëllua në këmbë me plumb të vërtetë në fshatin ku forcat izraelite hapën zjarr.
Një fëmijë i cili u rrah nga ushtarët izraelitë gjatë bastisjes në fshatin Kefr Kalil, në jug të Nablusit, u dërgua në spital.
Forcat izraelite dje qëlluan në kokë një palestinez gjatë një bastisjeje në qytetin e Khalilit.
Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet e tij në Rripin e Gazës, ka patur rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 759 palestinezë, përfshirë 165 fëmijë në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze.