Ushtria izraelite arrestoi 40 palestinezë në bastisjet në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arrestoi 40 palestinezë në bastisjet në Bregun Perëndimor

Që nga tetori i kaluar të paktën 7.960 palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ushtria izraelite arrestoi 40 palestinezë në bastisjet në Bregun Perëndimor / Photo: AA

Ushtria izraelite arrestoi të martën 40 palestinezë të tjerë në bastisjet ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Arrestimet u kryen në qytetet si Kudsi Lindor, Khalil, Betlehem, Ramallah, Nablus, Tulkarm dhe Qalqilya, njoftoi në një deklaratë të përbashkët Komisioni i Çështjeve të të Burgosurve dhe Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Sipas të dhënave palestineze, arrestimet e reja sollën në 7.960 numrin e palestinezë të arrestuar nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor që nga tetori i kaluar.

Që kur Izraeli nisi ofansivën vdekjeprurëse ushtarake kundër Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor 2023 janë rritur tensionet në gjithë Bregun Perëndimor.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, më shumë se 456 palestinezë janë vrarë dhe rreth 4.750 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila të enjten i kërkoi Izraelit të bëjë më shumë për të parandaluar urinë në Gaza, ku janë vrarë më shumë se 32.900 palestinezë.

AA