Ushtria izraelite fillon tërheqjen nga korridori Netzarim në Gaza

Ushtria izraelite fillon tërheqjen nga korridori Netzarim në Gaza

Tërheqja pritet të përfundojë sot, tha transmetuesi publik izraelit
Ushtria izraelite fillon tërheqjen nga korridori Netzarim në Gaza                          Foto: AA

Ushtria izraelite ka filluar të tërhiqet nga korridori Netzarim në Rripin e Gazës si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me grupin palestinez Hamas.

Tërheqja pritet të përfundojë sot, tha njoftoi transmetuesi publik izraelit KAN.

Korridori Netzarim u vendos nga ushtria izraelite për të ndarë Rripin e Gazës në zonat veriore dhe jugore dhe për të parandaluar kthimin e palestinezëve të zhvendosur në shtëpi.

Kjo vjen pasi Izraeli dhe Hamasi përfunduan shkëmbimin e tyre të pestë të shtunën me tre robër izraelitë të liruar në këmbim të 183 të burgosurve palestinezë.

TRT Balkan / agjencitë