Ushtria izraelite të mërkurën në mëngjes u tërhoq nga zona jugore e Tubas në veri të Bregun Perëndimor të pushtuar, pas një operacioni ushtarak 11-ditor.
Dëshmitarët okularë thanë për Anadolu se ushtria izraelite braktisi të gjitha vendndodhjet në kampin e refugjatëve Far'a që kapi, por duke lënë pas një shkallë të madhe shkatërrimi.
Ndërkohë, ushtria izraelite vazhdon ofensivën e saj shkatërruese në zonat e Jeninit dhe Tulkaremit, në veri të Bregut Perëndimor, që filloi më 21 janar, dhe deri më tani ka lënë mbi 30 njerëz të vrarë, zhvendosur mijëra njerëz dhe gjithashtu ka shkaktuar shkatërrime në shkallë të gjerë.
Përshkallëzimi izraelit në Bregun Perëndimor pason një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve në Gaza më 19 janar pas më shumë se 15 muajsh bombardime izraelite që kanë vrarë mbi 48.200 palestinezë dhe kanë shkatërruar enklavën.
Që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, forcat izraelite dhe kolonët kanë vrarë të paktën 910 palestinezë në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Në korrik 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve ekzistuese në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.