Ushtria izraelite refuzoi të komentojë sulmin në Iran.    /Foto: AA

Ushtria izraelite refuzoi të komentojë pretendimet për shpërthime pranë provincës iraniane të Isfahanit.

I pyetur nga korrespondenti i Agjencisë Anadolu për shpërthimet në Iran, zëdhënësi i ushtrisë izraelite është përgjigjur se “nuk kanë komentuar ende për këtë çështje”.

Zëdhënësi tha se ende nuk janë bërë ndryshime në udhëzimet e sigurisë për publikun e gjerë.

Mediat iraniane raportuan se shpërthimet janë dëgjuar në provincën verilindore të Isfahanit, ku ndodhet baza e Forcave Ajrore iraniane.

Pas tingujve të shpërthimit në provincën Isfahan, u njoftua se fluturimet u pezulluan në Teheran, Isfahan dhe Shiraz dhe disa pjesë të tjera të Iranit.

Mediat amerikane, duke cituar zyrtarë amerikanë, njoftuan se Izraeli kishte nisur një sulm në territorin iranian.

TRT Balkan / agjencitë