Ushtria izraelite rifillon sulmet ndaj Rripit të Gazës / Photo: AFP

Ushtria izraelite njoftoi se "pauza humanitare" që vazhdonte prej një jave ka përfunduar dhe se ka rifilluar sulmet e saj në Rripin e Gazës.

Bëhet e ditur se "pauza humanitare" që hyri në fuqi më 24 nëntor në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar mëngjesin e sotëm në orën 06:00.

Në një komunikatë nga ushtria thuhet se Hamasi ka shkelur "pauzën humanitare" dhe theksohet se "Ushtria izraelite ka rifilluar operacionet e saj kundër Hamasit në Rripin e Gazës".

Avionët luftarakë izraelitë mbi Gaza

Ministria e Brendshme në Gaza njoftoi se me përfundimin e "pauzës humanitare" avionët luftarakë izraelitë kanë filluar të fluturojnë mbi Gaza.

Thuhet se automjetet ushtarake të Izraelit kanë hapur zjarr ndaj pjesës veriore të Gazës.

Si pasojë e këtyre sulmeve janë raportuar edhe viktima në njerëz.

TRT Balkan / agjencitë