Ushtria izraelite shkatërron varrezat dhe zhvarros kufomat në Gaza / Photo: AA

Tanket dhe buldozerët e ushtrisë izraelite shkatërruan varrezat përreth spitalit Nasser në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës.

Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, tanket, buldozerët dhe mjetet e blinduara të ushtrisë izraelite u tërhoqën disa qindra metra larg zonës përreth spitalit Nasser.

Mësohet se ushtria, e cila la shkatërrime të mëdha pas tërheqjes, shkatërroi edhe varrezat në rajon.

Sipas informacionit, shumë varre u shkatërruan dhe disa kufoma ishin zhvarrosur.

Theksohet se varrezat ishin bombarduar shumë herë më parë nga avionët luftarakë dhe njësitë e artilerisë izraelite dhe qindra varre u shkatërruan.

TRT Balkan / agjencitë