Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se sulmi me raketa i kryer nga Irani nuk shkaktoi asnjë dëm në Forcat Ajrore izraelite dhe tha se ata do të ndërmarrin një "sulm intensiv” në Lindjen e Mesme këtë mbrëmje.
Sipas mediave lokale, Hagari, duke komentuar sulmet me raketa iraniane ndaj Izraelit, vuri në dukje se Forcat Ajrore izraelite do të vazhdojnë sulmet e saj në rajon.
“Forca Ajrore izraelite vazhdon të operojë me kapacitet të plotë dhe do të vazhdojë të kryejë sulme të rënda në Lindjen e Mesme sonte, siç ka bërë vitin e kaluar”, tha ai.
Hagari nuk specifikoi nëse Irani do të jetë objektivi i sulmeve të tyre në Lindjen e Mesme.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha më herët sot se do t'i përgjigjet sulmit raketor iranian.
"Do të ketë pasoja për këto sulme. Ne kemi planet tona dhe do të ndërmarrim veprime ku dhe kur të zgjedhim", tha ai.
Kur u pyet nëse do të kryhet një sulm ndaj Iranit në të ardhmen e afërt, ai u përgjigj se "ata janë të gatshëm në nivelin më të lartë".
Ushtria izraelite njoftoi më herët se qytetarët mund të largoheshin nga strehimoret pas përfundimit të sulmit me raketa iraniane.
Garda Revolucionare e Iranit njoftoi më herët se kishte nisur një sulm ndaj Izraelit me dhjetëra raketa balistike.
Pas lëshimit të raketës, sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin, përfshirë Tel Avivin.